Futbollisti shumë i njohur Neymar, i cili luan për kombëtaren e Brazilit si edhe sulmues për Klubin e Pro Saudite Al Hilal, do të bëhet sërish baba.
Ishte parnteria e tij, Bruna Bincardi e cila ka postuar një video në rrjetet sociale teksa çifti ka zbuluar gjininë e bebit dhe është vajzë.
Në video dyshja duken mjaft të emocionuar që familjes së tyre do të tu shtohet dhe një anëtare e re.
Detajti më i veçantë në kilp duket momenti kur vajza e vogël e futbollistit dhe partneres së tij, puth barkun e nënës duke konfirmuar kështu mirëseardhjes e motrës tjetër.
“Po jetojmë një fazë kaq të ëmbël dhe nuk mund të mos ndajmë me ju se Zoti ka dëgjuar edhe një herë kërkesat tona”, shkruan zeshkania 30-vjeçare, duke shtuar: “Mirë se të vish bijë”.
Bruna solli në jetë fëmijën e tyre të parë Mavie në tetorin e vitit të kaluar. Konfirmimi i shtatzënisë së parë të 30-vjeçares shënoi një kthesë në marrëdhënien e çiftit, pasi u zbulua se lojtari e kishte tradhtuar.
Modelja dhe influencuesja braziliane Amanda Kimberleya zbuloi ishte shtatzënë me fëmijën e Neymar, ndërsa Bruna ishte në pritje të ëmbël.
Vajza e Amanda Kimberleya dhe Neymar, Helena është katër muajshe. Futbollisti dhe Bruna mësohet se kanë dhënë edhe një shans marrëdhënies së tyre të dashurisë gjatë verës me ndihmën e terapisë dhe miqve.
Kujtojmë që Neymar ka edhe dy fëmijë nga dy romanca me femra të tjera.
View this post on Instagram