Endrik Beba është shprehur i penduar për romanën e shkurtër me Sara Gjodernin, duke u shprehur se do të donte të mos ishin lidhur, por të krijonin një marrëdhënie shoqërore.
Këngëtari u shpreh se pas ndarjes nga modelja nuk ka pasur më komunikim me të, duke shtuar se fundi i lidhjes erdhi pasi marrëdhënia e tyre u ftoh.
Ai theksoi se historia e tyre ka qenë e shkurtë dhe fatkeqësisht u bë publike.
“Në 9 vite kam pasur 0 komunikim me Sarën. Ka qenë një ndarje që erdhi pas disa eventeve dhe ftohjeve. Nuk jemi ndarë as mirë, as keq. Zgjodhëm të shkëputeshim, unë zgjodha rrugëtim tjetër, edhe ajo po ashtu, kaq mbaj mend unë. Ishte një histori kaq e shkurtër, që fatkeqësisht u bë publike.
Ka zgjatur 8-9 muaj, ka qenë diçka që në atë moshë konsiderohet e rëndësishme. Do të doja që të mos kishim arritur në atë pikë, që të krijonim një lidhje, por të kishim ruajtur marrëdhënie shoqërore, jo të kishim krijuar lidhje dashurie. Është një gjë kaq e vjetër. Kur hyra aty për mua ajo ishte një banore që ishte në një lidhje dashurie me dikë tjetër”, tha Endrik Beba në “Ftesë në 5”.
Sa i përket marrëdhënies shoqërore që krijoi me partnerin e saj Bardhin në BBV, u shpreh se këngëtari ka një mirësi të jashtëzakonshme.
“Ai djalë fitoi respektin tim, pasi me një dhënie dore, ishte personi që thoshte mirëmëngjes. Më shikonte në sy dhe më pyeste, do një cigare, ke ngrënë. Kishte mirësi të jashtëzakonshme. Isha unë që iu afrova dhe e pyeta në lidhje me opinionin e tij për këtë temë, sepse jemi djem, për Sarën.
Ata njerëz që gjykojnë pa e kuptuar fare se si ndiheshim ne të tre, por ata po gabojnë më tepër. Sepse ata u përpoqën menjëherë të përfitojnë, ndoshta duke ndjerë frikën se ç’mund të ndodhte mes ne të treve dhe do i linim në hije”, u shpreh ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al