Aktori John Travolta kujtoi djalin e tij të ndjerë Jett Travolta në ditëlindjen e tij të 30-të, përmesh një homazhi prekës në rrjetin social “Instagram.”
68-vjeçari postoi një foto bardh e zi të tij dhe djalit të tij të ndjerë duke buzëqeshur.
Legjenda e aktrimit e kujtoi Jett në ditëlindjen e tij të 30-të, vite pas vdekjes së tij.
“I dashur Jetty, më mungon më shumë se sa mund të përshkruhet me fjalë. Unë mendoj për ty çdo ditë. Gëzuar ditëlindjen. Me dashuri, babi yt”, ka shkruar Travolta në mbishkrimin e tij.
Disa nga familjarët dhe miqtë e aktorit ndanë ngushëllimet e tyre në seksionin e komenteve.
“Gëzuar ditëlindjen Jetty, të duam shumë”, ka shkruar vajza e John, Ella,
“Oh John. Dora ime në tuajën për Jett”, shkroi aktorja Jamie Lee Curtis.
Ylli i “Blow Out” tha më herët për Us Weekly se vdekja e djalit të tij ishte “gjëja më e keqe që i ka ndodhur ndonjëherë në jetë.” Jett vdiq në janar të vitit 2009 gjatë një udhëtimi familjar në Bahamas pasi goditi kokën në një vaskë në shtëpinë e tyre në ishull.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al