Fituesi i sezonit të parë të “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri ka treguar se nuk i ka pëlqyer aspak loja që ka bërë Egla Cenos në shtëpinë e “BBV”, e cila arriti të fitojë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Gjatë një interviste për “Top Albania Radio”, balerini tha se do të ishte masakruar me aktoren nëse do të kishte qenë në një shtëpi me të.
Sipas Ilirit nuk është e drejtë që të kalosh limitet duke luftuar për një çmim.
“Nëse Egla do të kishte qenë në Big kur kam qenë unë do të isha masakruar, sepse mendoj nuk është e drejtë që të shkosh të luftosh për një çmim deri në palcë. Unë atij që më prek në palcë, i dal përtej palcës” – tha Iliri.
Kujtojmë që Egla Ceno u përjashtua nga shtëpia e “BBV” pas një debati me Meriton Mjekiqin, ku aktorja i hodhi në kokë verën, ndërsa u rikthye sërish pjesë e garës pas një jave qëndrimi në “dhomën e bardhë” me Meritonin dhe Ilnisa Agollin, ku kjo e fundit u eleminua nga gara.
Të shumta kanë qenë debatet e aktores edhe me ish-banorët e tjerë, ku Egla ua ka përmendur familjen, duke degraduar në përleshje fizike dhe i tillë ishte ai me Rike Roçin.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al