5 Mars, 2024

“Do të jap 4 vota nëse…”/ U përfol se kanë qenë të lidhur, Sara negocion me konkurrentin e ri: Do ma mbash me hatër. Çfarë plani thurën dyshja?


Sara Gjordeni ka negociuar me Silvi Forte për ta zgjedhur këtë të fundit lider të shtëpisë për këtë javë.

Ish-missi i tha banorit që do ti sigurojë 4 vota, por ai duhet që t’ia mbajë asaj me hatër dhe ta zgjedhë atë lidere e grupit në lojërat.

“Unë po të premtoj 4 vota. Unë Bardhi dhe Meritoni do na lësh jashtë te bari edhe të lojërat do më zgjedhësh se s’bën kapitene grupi nëse kemi lojëra.”- i tha Sara, ndërsa Silvi i dha dorën konkurrentes duke bërë paktin.

Pjesë nga biseda:

Silvi: A do i japin katër vota? Do më thuash se kush janë më vonë

Sara: Kapitene grupi dhe do ma mbash me hatër

Silvi: Ok skam ndonjë gjë kështu, por për pjesën e punës do e bësh një gjë

Sara: Ok mua Meritonin dhe Bardhin do na lësh jashtë te bari

Silvi: Ok, po jo enët se Julia i lan më mirë

Sara: Mos na sjell asnjeri tjetër

Silvi: Lavamanin do e bëj Julia se e kam shumë problem

Sara: Vetëm ne të tre dhe asnjeri tjetër

Silvi: A do i lani enët mirë se i kam merak?

Sara: Unë po të premtoj 4 vota. Unë Bardhi dhe Meritoni do na lësh jashtë te bari edhe të lojërat do më zgjedhësh se s’bën kapitene grupi nëse kemi lojëra.

Silvi: Perfekt

Para se të futej në shtëpinë BBV në një intervistë për ‘Fan Club’ ka zbuluar se me tre nga banorët njihej.

“Sarën, Erjolën, Rozën”, është shprehur ai se njeh, ndërsa i pyetur nëse ka flirtuar me ndonjërën prej tyre, Silvi tha: “Po me Sarën, do dalin fotot.”

Ndërkohë në rrjetet social kanë qarkulluar foto të Silvit dhe Sarës pranë njëri-tjetrit. Nuk dihet nëse kanë qenë në ndonjë event së bashku, apo ka pasur diçka më shumë mes tyre.

Dyshja janë parë të afërt me njëri-tjetrin në shtëpi, ku edhe kanë shkëmbyer përqafime, por nuk kanë sqaruar natyrën e raportit mes tyre.

Gjatë një bisese në oborr, Silvi iu drejtua Sara Gjordenit: “Ty të dua në shtëpi”, teksa kjo e fundit iu kthye duke e përqafuar.

“Mos na bëhet xheloz Bardhi”, iu kthye Silvi, por modelja ka buzëqeshur duke nënkuptuar që jo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al