22 Maj, 2019

Do të ketë një vazhdim të “Game of Thrones”? Flet presidenti i programit HBO: Seritë televizive…


Nëse nuk jeni ndarë të kënaqur nga seritë e fundit të “Game of Thrones”, mos kërkoni një ripërsëritje të tyre për një vazhdim më të mirë, sepse një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Presidenti i programit të HBO-së, Casey Bloys, është shprehur në një intervistë për “The Hollywood Reporter” se nuk do të ketë një vazhdim të këtij seriali. (HBO është në pronësi të WarnerMedia, kompania mëmë e CNN-it.)

“Shfaqjet duhet të përfundojnë”, tha Bloys, i cili shtoi: “ Ky ishte sezoni i tetë, është një epikë e madhe dhe shfaqjet duhet të vijnë drejt një fundi. Është pjesë e ciklit të jetës televizive”.

Seritë televizive, të bazuara në librat e George R.R. Martin dhe përshtatur nga David Benioff dhe D.B. Weiss, përfunduan me një sezon të shkurtuar, duke lënë disa që dëshironin më shumë.

“Beniof dhe Weiss kanë marrë këtë vendim shumë kohë më parë dhe kanë bërë çdo gjë ashtu siç kishin planifikuar”, shtoi presidenti i programit të HBO-së.

Ndërkohë Bloys shtoi se tani ka tre projekte, ku dy janë në zhvillim dhe për të tretin do të nisin punimet në qershor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al