27 Prill, 2022

“Do të kisha ndryshuar diçka”- Egzona Rafuna flet pas BBV: Ata që kanë hedhur baltë mbi emrin tim do…


Moderatorja e njohur nga Kosova Egzona Rafuna  është një nga ish-banoret e “Big Brother Vip” që ka qëndruar larg intervistave dhe rrjeteve sociale , pas përfundimit të formatit. 

Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë, ku ka folur rreth arsyes pse ka vendosur të jetë larg vëmendjes, duke treguar kështu edhe për jetën e saj pas “Big Brother.”

“U riktheva pas një pushimi të dhunshëm, që e bëra me shumë qejf tek disa familjarë të mi.”– tha ajo në nisje të intervistës për emisionin “Pikë.”

Ajo tregoi se ka vendosur të qëndrojë larg intervistave për shkak të enegjisë negative që merr nga komentuesit në rrjetet sociale.

“Unë pas përfundimit të eksperiencës në Big Brother kam zgjedhur të jem larg intervistave, larg paraqitjeve të mia publike. Edhe kam pasur një pushim nga emisioni im. Kam dashur të shkëputem pak prej atyre fjalëve, nga gjithë ajo energji negative që është nga komentuesit që nuk kanë çfarë të bëjnë. Nuk kam mundur ta kuptoj maninë e njerëzve për të të bërë keq. Unë nga fillimi kam thënë që nuk jam person që dua të imponohem, e rëndëshishme për mua ka qenë shoqëria dhe njerëzit që më rrethojnë me besu që unë jam si jam unë. Dhe jo çfarë është folur në rrjetet sociale. Jam shumë ok tani me gjithçka.”– shprehu Egzona.

Më tej ajo shtoi se është një tip i durueshëm dhe se nuk ua kthen të sharat njerëzve që e shajnë, duke shtuar se “ata që kanë hedhur baltë mbi emrin e saj do të pendohen.”

“Nuk jam tip që i kthehem në të njejtën mënyrë që të shaj dikë që më shan. Jam tip i durueshëm. Unë kam zgjedhur që njerëzit ta kuptojnë vetë që kanë gabuar. Ata që kanë ndikuar dhe kanë hedhur baltë mbi emrin tim do t’i bien pishmanit.”– tha Egzona, duke sjellë dyshimet se kjo deklaratë e saj mund të jetë edhe një thumb ndaj disa prej banorëve të BBV.

Egzona është komentuar shumë për afrimitetin e saj me Donaldin. Disa mendonin se ka patur një pëlqim për të, të tjerë thanë se është futur për t’i dhënë mesazhe, kurse moderatorja ka mohuar të dyja versionet.

Në një intervistë para shumë kohësh Beatrix u shpreh e “shokuar” kur kishte parë që Egzona i kishte thënë Donaldit që pas daljes nga shtëpia do të pinin kafe dhe të diskutonin disa gjëra. E po ashtu tha se “i çmendi komshinjtë” kur ajo doli nga “Big Brother VIP”.

Madje në “Post Big Brother VIP” Egzona foli rreth raportit të saj me Donaldin dhe Trixën, duke u shprehur se shoqëria me këngëtaren ishte reale dhe se nuk është vajzë që ndanë çifte.

E pyetur nga Arbana nëse ajo mendon se Trixa e bën një gjë të tillë, Egzona nuk dha një përgjigje të qartë por tha se nuk ka pasur tendencë të afrohet me Donaldin për ta ndarë nga Trixa.

Në lidhje me eksperiencën e saj të BBV, të cilën e konsideroi “të fuqishme për të”, Egazona sot tha:

“Do të kisha ndryshuar diçka nga eksperienca në Big Brother.”

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al