Javën e kaluar, Stine dhe motra e tij, Alida Duka, dhanë intervistën e parë së bashku në televizion si motër e vëlla.
Teksa ishin të ftuar tek “Soiree”, gjatë bisedës Stine u pyet se anën e kujt mban mes motrës dhe bashkëshortes, Gracielës, kur ato të dyja bëjnë sherr.
Këngëtari tha se mban anën e bashkëshortes, ndërsa Alida tha me bindje se artisti mban anën e saj.
Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Gracielës, që është po ashtu këngëtare, e cila ka vendosur të reagojë publikisht për herë të parë nëpërmjet disa postimeve në Insatstory-n e saj.
Ajo ka treguar se si Alida e ka “poshtëruar” sa herë ka dalë nëpër intervista të ndryshme, duke mos e marrë parasysh që ajo është partnerja e vëllait të saj dhe nëna e mbesës.
“Kam kohë që rri e heshtur. Kam kohë që toleroj. Nuk më ka pëlqyer kurrë që gjërat personale dhe familjare t’i bëj publike.
Nuk më ka pëlqyer kurrë që të kem një raport të tillë me ty pasi na bashkon një njeri që të dyja i duam të mirën. Doja që motra e burrit të ishte dhe motra ime.
Për këtë kam toleruar shumë herë që më ke fyer dhe lënduar dhe i kam hedhur pas krahëve të gjitha. Por ti nuk di të ndalesh privatësisht dhe publikisht.
Prandaj do të ta kthej në të njëjtën mënyrë. Ka dhe diçka… Mllefi im nuk vjen nga këto fyerje dhe ulje publike apo dhe jo publike që më ke bërë!!!
Ka më shumë dhe më rëndë se kaq. Pasoja që po i vuaj edhe sot e kësaj dite dhe shpresoj që të rëndoj edhe ty po aq shumë”, shkruan ndër të tjera Graciela për Alidën.
Graciela dhe Stine janë edhe prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Estia.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al