29 Shkurt, 2024

“Do ti bëj hallvë”/ Erjola zbulon planin që ka për çiftin Ilnisa-Meriton: Për mua kanë vdekur…


Lediona, Juli dhe Erjola kanë thurur një plan për të “poshtëruar” në lojë Ilnisa Agollin dhe Meriton Mjekiqin.

Moderatorja tregoi se pasi ti vendosë banores në tavolinë një copë hallvë dhe një kafe, do ta ngacmojë atë për konkurrentët brenda shtëpisë, ndërsa shtoi se më pastaj do ti thotë: “Ti dhe Meritoni për mua keni vdekur si banorë në mënyrë figurative, jo si njerëz”.

Pjesë e planit të Erjolës është gjithashtu edhe prishja e qetësisë së çiftit në shtëpinë e “BBVIP”.

 

Pjesë nga biseda:

Erjola: Do i bëj një copë hallvë e ke parasysh se për çfarë bëhet hallva?

Lediona: Po

Erjola: Do i ul kafen hallven, do i ngacmoj një çikë për të gjithë shtëpisë dhe do i them ha hallvën tënde sepse ti dhe filani (Meritoni) për mua keni vdekur si banorë në mënyrë figurative, jo si njerëz

Lediona: Jo nuk është…

Erjola: Unë ata dy nuk do i lë të qetë me tenxhere, s’do i lë të flenë gjumë. Le të më kthehen krejt shtëpia kundër, ky është plani im

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al