19 Prill, 2022

“Doja të martohesha me të!” Camila Cabello tregon çfarë bëri për Harry Styles: Është e turpshme


Harry Styles ka qenë personi i preferuar i Camila Cabello.

Gjatë një interviste në ‘Carpool Karaoke’, këngëtarja e “Bam Bam”, zbuloi se kishte marë pjesë në audicionet e ‘X Factor’ në 2012 me shpresën se Harry Styles do të binte në dashuri me të.

“Thoja, ‘Epo, One Direction do të jetë në X Factor’”, i tha ajo James Corden. “‘Nuk e di nëse do të jenë në The Voice, ndaj më lejoni të bëj një audicion për X Factor’. Kjo është me të vërtetë e turpshme, dhe tani mund ta tregoj meqenëse ka ndodhur para 10 viteve. Unë thoja me vete: “Do të martohem me Harry Styles. Do martohem”. Unë vërtet e besoja këtë në atë kohë këtë gjë”.

Edhe pse ajo nuk u martua me Harryn, duhet thënë se X-Factor ia ndryshoi jetën Camilës përgjithmonë. Në vitin 2012, ajo udhëtoi në Karolinën e Veriut për të marrë pjesë në emisionin e talenteve, por nuk mori dritën jeshile. Simon Cowell e pa Camilën duke qarë në prapaskenë gjatë pushimit dhe i ofroi asaj një mundësi për të performuar para tij dhe anëtarëve të tjerë.

Audicioni bëri atë dhe katër vajza të tjera – Normani, Lauren Jauregui, Ally Brooke dhe Dinah Jane – bashkë në një grup që u quajt Fifth Harmony. Pjesa tjetër është, sigurisht, histori: artistet nënshkruan me një label të madhe diskografike dhe krijuan disa hite, duke përfshirë “Work From Home” dhe “Worth It”.

Camila u largua nga grupi në vitin 2016 për të ndjekur një karrierë solo. Kënga e saj “Havana” u bë kënga më e shitur e 2018-ës.
Epo ajo duhet të falënderojë Harry-n për këtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al