Dojna Mema e mbajti të fshehtë lajmin e shtatzënisë për katër muaj duke u shfaqur vetë e dyta në ekran kur prezantonte “Big Brother VIP Fans Club”. Por tashmë që lajmin e ndau me të gjithë, ajo zbulon çdo ditë më shumë detaje të reja për ndjekësit e saj.
Së fundmi moderaotrja tregoi përmes llogarisë së saj personale në Instagram se ka kryer dhe ekon morfologjike.
Ajo nadu një foto nga vizita në rrjetin social ku shkruan se është 20 javëshe shtatzënë dhe se kanë nisur diskutimet me parterin e saj, Vlashent Sata, se kujt do t’i ngjajë fëmija që po presin.
“Këto janë takimet më të bukura në botë. Sot bëmë ekon morfologjike e cila është shumë e rëndësishme dhe falë Zotit gjithçka është në rregull, madje kemi edhe një pamje më të qartë të tipareve të bebushit. Jemi pak konfuzë se Vlashentit i duket si vetja, ndërsa mua, kopja ime #20weekspregnant”- shkruan ajo krahas fotos.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al