11 Maj, 2022

“Dola për të pirë dhe për të harruar…”/ Ronela Hajati tregon çfarë i ndodhi mbrëmë pas Eurovision: Ende e ndjej këtë dhimbje të madhe në gjoks


Ronela Hajati ka fituar dashurinë e shumë njerëzve kudo në Europë-kjo është pak por e sigurt.

Në një postim në Instagram Ronela ka publikuar një screenshot që tregon se performanca e saj e mbrëmshme ka rreth 1 milionë klikime. Dhe një video nga një club në Itali ku ka shkuar mbrëmë pas Eurovisionit për të pirë dhe harruar por është përballur me një surprizë të këndshme. Të gjithë të pranishmit kanë nisur të duartrokasin dhe brohorasin emrin e saj teksa Ronela ka shpërthyer në lot.

“Ende nuk e kam parë, sepse nuk mundem. Dje dola për të pirë, për të harruar dhe kjo ndodhi! Plus performanca e “Sekret” është 1 milion! Ende e ndjej këtë dhimbje të madhe në gjoks, sepse e merituam këtë finale, por Zoti i di gjërat më mirë! TE DUA“-shkruan ajo.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Performanca e këngëtares shqiptare në gjysmëfinalen e ‘Eurovision Song Contest’ është më e klikuar në YouTube nga nata e parë, pas “Stefania” të grupit Kalush Orchestra, përfaqësues të Ukrainës. Ronela ka arritur të bëjë për vete shumë njerëz që e kanë mbështetur vazhdimisht edhe online dhe janë shprehur të zhgënjyer për moskualifikimin e saj. Videoja e performancës së saj numëron 1 milion klikime deri tani, pa kaluar ende 24 orë.

Deri tani videoja ka mbi 6 mijë komente në gjuhë të ndryshme anglisht, spanjisht, greqisht, italisht etj. Komentuesit vlerësojnë Ronelës si performuese dhe për vokalin teksa shkruajnë se i është bërë padrejtësi. “Ronela ka lindur yll. Këndon, kërcen, servir. Ajo është ylli jonë dhe ky është momenti i saj. Shijojeni performancën më të mirë hapëse në historinë e Eurovision“- shkruan dikush që ka mbi 2 mijë pëlqime. Disa nga komentet e tjera me shumë pëlqime janë: “Nuk mund ta besoj që nuk është në finale”/ “Numri 1 i zemrave tona. Mos ndalo kurrë së shprehuri veten.”/ “Më e mira e gjysmëfinales. Jam shumë e mërzitur për Shqipërinë”. 

Ukraina, e përfaqësuar nga Kalush Orchestra me këngën “Stefania” kanë arritur më shumë së 1.4 milion klikime në një moment kur sytë e gjithë botës janë nga Ukraina. Po ashtu, kënga e veçantë dhe shumë ritmike i ka bërë të gjithë të kërcejnë. Të vetëdijshëm për polemikat, grupi thotë se qëllimi është vetëm një – më shumë vëmendje për muzikën ukrainase dhe vetë vendin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al