7 Maj, 2022

Doli çift me Brunon, ish-konkurrentja e Për’puthen shpreh hapur pëlqimin për Noizyn dhe zbulon tradhtinë nga i dashuri: I vura GPS në makinë për 6 muaj


Ish-konkurrentja e Për’puthen, Florjana Gjini, e cila doli çift nga emisioni me Bruno Shemshon, ka deklaruar se nëse nuk do të ishte e lidhur me të ajo do të zgjidhte reperin Noizy. Ajo ka rrëfyer gjithashtu një histori nga jeta e saj personale, duke zbuluar se i dashuri me të cilin kishte një lidhje 7-vjeçare e ka tradhtuar.

E ftuar në “Glamour Zone”, Ana u pyet se me cilin nga djemtë e showbizit do të donte të kishte një lidhje. Ajo tha emrin e reperit të njohur Noizy, duke shtuar se i pëlqen sepse është verior.

Biseda:

Pyetje: Nëse nuk do të ishe e dashura e Brunos, me cilin nga djemtë e showbizit shqiptar do të doje të kishe një lidhje?

Ana: Me Noizyn. Më pëlqen sepse është verior, dhe e tillë jam dhe unë. Ka pamje malokshe (qesh).

Ndër të tjera Ana zbuloi se lidhja 7-vjeçare që ka pasur ishte një lidhje toksike dhe i dashuri i saj e ka tradhtuar. Ajo tregoi se për të vërtetuar tradhtinë i ka vënë djalit në fjalë GPS në makinë për 6 muaj.

Ana: Kam pasur një lidhje shumë të gjatë gati 7 vjet dhe në vitet e fundit u bë një lidhje toksike, vetëm llogari. Dashuri nuk kishte në mes vetëm kërkesë llogarie, si nga ana e atij, si nga ana ime.

Pyetje: A të kanë tradhëtuar ndonjëherë?

Ana: I vura GPS në makinë për 6 muaj. I kapa disa biseda në telefon, por ai justifikohej. Unë doja ta vërtetoja që më gënjente, dhe bleva GPS të cilin ia vendosa në makinë. Atje zbulova që ai shkonte në vende të pazakonta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al