Ed Sheeran ka fituar një betejë në Gjykatën e Lartë për të drejtat e autorit mbi hitin e tij të vitit 2017 “Shape of You”.
Sipas drejtësisë kantautori nuk kishte bërë plagjiaturë këngën e Sami Chokri të vitit 2015 me titull “Oh Why”. Chokri, nji njohur si Sami Switch, kishte akuzuar artistin britanik se i kishte kopjuar refrenin. Vetë Sheeran tha se nuk i ke kishte dëgjuar ndonjëherë këngën e tij.
“Shape of You” ishte kënga më e shitur në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2017 dhe është kënga më e luajtur ndonjëherë nga Spotify.
Gjykatësi Antony Zacaroli pranoi se kishte ngjashmëri midis frazës mes ‘Shape of You’ dhe ‘Oh Why’, por tha se “ngjashmëri të tilla janë vetëm një pikënisje për një shkelje të mundshme” të së drejtës së autorit. Pas studimit të elementeve muzikore, ai tha se kishte “dallime midis pjesëve përkatëse” të këngëve, të cilat “sigurojnë dëshmi bindëse se fraza ‘Oh I'” në këngën e Sheeran nuk është kopjuar nga ‘Oh Why'”.
Sheeran e ka shkruar këngën e tij me dy bashkëpunëtorët, John McDaid dhe producentin Steven McCutcheon, të cilët gjithashtu mohuan të kenë dëgjuar më parë ‘Oh Why’.
Procedurat ligjore u nisën në vitin 2018 dhe mbaruan vetëm sot. Ky vendim do të vijë si një lehtësim i madh për Ed Sheeran, i cili ka paditur paraprakisht Sami Chokri dhe bashkë-shkrimtarin e tij Ross O’Donoghue në 2018 për përdhosje të emrit të tij.
Ed ka thënë se në disa raste i ka ndarë të drejtat e autorit me shkrimtarët që mund ta kenë frymëzuar atë.
Chokri tha se ndihej “i grabitur” nga një artist që e respektonte dhe se do të donte që të mos kishin shkuar kurrë në gjykatë. Megjithatë, ai qëndroi i bindur se Sheeran e kishte dëgjuar dhe kopjuar këngën e tij.
Në mënyrë që të vërtetohej shkelja e të drejtave të autorit, Chokri duhej të vërtetonte se Sheeran e kishte dëgjuar këngën e tij – përndryshe ngjashmëritë janë thjesht rastësi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al