10 Mars, 2022

Doli topless padashje në emision, Camila Cabello reagon me videon epike pas incidentit


Camila Cabello e ka marrë me sportivitet incidentin që shkaktoi goxha bujë në rrjetet sociale.

Të hënën, këngëtarja e “Havana”, u përballë me një incident aspak të këndshëm teksa ishte e ftuar në “The One Show” në BBC, teksa po tregonte lëvizjen e saj të preferuar të kërcimit në videon për këngën e saj “Bam Bam”.

Në momentin tashmë viral, Cabello u ngrit në këmbë dhe rregulloi bluzën e saj me kopsa. Disa sekonda më vonë, bluza e saj u hap aksidentalisht, duke e nxjerrë artisten topless.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by PANORAMA PLUS (@panorama.plus)

Këngëtarja i është rikthyer kësaj situate duke ironizuar dhe duke e marrë me shaka. Ajo postoi një video në TikTok duke shkruar: “Kur stilisti im më pyeti nëse doja reçipeta dhe unë thashë jo”. Ndërkohë që në sfond dëgjohet kënga “Time Machine” të Muni Long, ku thuhet: “Do të doja të kisha një makinë kohe”. Në këtë mënyrë ajo nënkuptonte se do donte ta kthente kohën pas dhe të vishte të brendshme.

 

@camilacabello♬ Time Machine – Muni Long

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al