Domatet janë aleate të çmuara për shëndetin. Ato janë të pasuri me antioksidues, të cilët shkatërrojnë radikalet e lira. Të cilësuara nga shumë ekspertë si dhuratë e natyrës, domatet janë të dobishme për shkak se luftojnë disa sëmundje.
Ato janë të pasura me betakarroten, likopen (substanca që u jep atyre ngjyrën e kuqe) dhe me vitaminat më të mira dhe më efikase se çdo gjë tjetër në luftën kundër plakjes.
Lëngu i domates ushtron ndikim të madh në shërimin e plagëve të infektuara si dhe të ulcerave kronike. Ai vepron gjithashtu mbi sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut. Domatja ndikon në kurimin e formave të lehta reumatike, gjithashtu ka veti kuruese edhe për artritin dhe kapsllëkun.
Pas vitaminës C dhe antioksiduesve, zbulimet e fundit për të parandaluar kancerin e vënë theksin te glikopeni, që është dhe përbërësi kryesor i domates
Domatet janë një burim i madh i vitaminave Një domate e vetme mund të ofrojë rreth 40% të rekomandimit të përditshëm minimal të vitaminës C. Domatet, po ashtu, përmbajnë vitaminën A, e cila ndihmon në rritjen e imunitetit, përmirësimin e shikimit dhe mbrojtjen e lëkurës.
Vitamina K, nga ana tjetër, është e mirë për kockat tuaja, ndërsa kaliumi shërben si lëndë ushqyese kryesore për funksionin e zemrës, kontraktimet e muskujve dhe mbajtja e një presioni të shëndetshëm të gjakut.
Mbrojnë shëndetin e zemrës Domatet përmbajnë një antioksidant të quajtur lycopene, i cili është përgjegjës për ngjyrën e tyre të kuqe. Hulumtimet tregojnë se në aspektin e përfitimeve shëndetësore, është më efektive të hani domate sesa të merrni shtojca të lycopenit.
Studime të tjera kanë treguar se nivelet e larta të likopenit janë të lidhura me norma më të ulëta mortaliteti për njerëzit me sindromë metabolike, një grup faktorësh rreziku që rrisin shanset për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.
Përmirëson shikimin Lycopene është gjithashtu e mirë për sytë tuaj. Dhe kjo nuk është e vetmja lëndë ushqyese, pasi ato përmbajnë lutein dhe betakarroten. Sipas hulumtimeve, këto lëndë ushqyese përmirësojnë shikimin dhe ju mbrojnë nga sëmundje të moshës përfshirë kataraktën dhe degjenerim makular.
Ndihmë për menaxhimin e diabetit Domatet mund të jenë një ushqim me efekt mbrojtës për njerëzit me diabet të tipit 2. Sipas një studimi, njerëzit që konsumonin domate të gatuara për 30 ditë patën një rënie të lipideve, një reaksion zinxhir, në të cilin substancat e quajtur radikalet e lira sulmojnë yndyrën, që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme, sepse diabeti dyfishon rrezikun e goditjes dhe sulmit në zemër
Ruaje shëndetin e lëkurës Një studim i kryer në fillim të këtij viti zbuloi se kombinimi i domates dhe i vajit të ullirit ju mbron nga dëmtimet e diellit dhe nxit po ashtu prodhimin e pro-kolagjenit, një molekulë që i jep lëkurës strukturën e saj dhe e mban të fortë dhe rinore. Shkencëtarët besojnë se lycopene në domate është çelësi për një rini të përjetshme.
Panorama
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al