Don Phenom dhe bashkëshortja e tij, Anxhi Dema, janë bërë rindër për herë të parë!
Dem aka sjellë në jetë një djalë, të cilin bashkë me partnerin, e kanë pagëzuar me emrin Troi.
Lajmin e bukur e ndau me të gjithë vetë Phenom, duke publikuar në rrjete sociale një foto të të voglit nga materniteti.
Megjithatë, reperi është treguar i kujdesshëm për të mos e zbuluar identitetin e të birit.
“Djali jem, Troi Sterkaj, ju uron një vit të mbarë! Gëzuar 2021!” shkroi ai krahas postimit.
Dyshja e mbajti të fshehtë shtatzëninë për shumë gjatë.
Ata e ndanë lajmin se do bëhen prindër vetëm në fillim të dhjetorit, kur Anxhi nëpërmjet një fotoje me barkun e rrumbullakosur në Instagram, tregoi se është në pritje të ëmbël.
Lidhja e çiftit u zbulua në shtator të vitit 2019, ndërsa në muajin prill të vitit që lamë pas, Dema konfirmoi në rrjete sociale lidhjen me Don Phenom, nëpërmjet një fotoje shumë romantike.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al