Dhe pse i kanë dhënë fund romancës së tyre prej një viti, Don Xhoni dhe Ariana Lirey, vazhdojnë ende të mbeten në qendër të vëmendjes.
Ndarja e reperit dhe modeles ruse bëri bujë të madhe pas deklaratave dhe akuzave të forta që bënë publikisht ndaj njëri-tjetrit. Mirëpo duket se ish-çifti i kanë rregulluar së fundmi raportet mes tyre.
Këtë gjë e zbuloi vetë Ariana, e cila përmes një bisede me ndjekësit e saj foli për raprortet që ka me reperin nga Drenica.
“Me Xhonatanin kishim një lidhje që i erdhi fundi. Ai më ka qëndruar afër në momentet e mia të vështira. Ne kemi marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin”– shkroi ajo.
Kujtojmë se lajmin e ndarjes së tij dhe Arianës e konfirmoi vetë modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”. Pas disa akuzave nga Ariana, reagoi gjithashtu edhe reperi i cili u shpreh se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë. Reperi gjithashtu tha se çdo gjë e ka një fund dhe e këshilloi modelen të mos luajë viktimën pasi nuk është e tillë.
Nga ana tjetër modelja ruse iu kundërpërgjigj duke i thënë se do t’i binte maska e djalit të mirë. Disa ditë më vonë ish-i i Don Xhonit, reagoi sërish në ‘stoy’ dhe u shpreh se u nda me reperin pasi janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se vendimin për t’i dhënë fund e ka marrë ajo.
“Faleminderit për fjalimin prekës, por që të dy e dimë shumë mirë përse e shkruajte. Je mësuar të kesh dashurinë e të gjithëve kështu që mbaje. Ti bën muzikë të mirë por “maska e djalit të mirë” do të dalë përsëri. Faleminderit për të gjitha dhe lamtumirë”- shkruante asokohe Ariana.