10 Mars, 2022

Don Xhoni reagon për herë të parë pas diss-eve të Majk dhe Finem, ja kundërpërgjigja e reperit


Ujërat në repin shqiptar nuk kanë qen dhe aq të qeta ditët e fundit. Protagonisti i situatave të fundit ka qenë Don Xhon i cili duket se është ‘sulmuar’ nëpërmjet rrjeteve sociale dhe këngëve nga Majk dhe Finem.

E kur të gjithë fansat po prisnin një kundërpërgjigje të fortë nga ai, reperi ka preferuar që këtë herë të reagojë në një mënyrë krejt tjetër nga sa jemi mësuar të shohim. Ai ka publikuar në Instastory një foto të tijën duke shkruar: “Një dhe i vetmi”, shoqëruar me emojin e një mbreti.

Përmes këtij postimi artisti nga Kosova u është përgjigjur ‘rivalëve të tij’ duke thënë se ai është ‘mbreti i hip-hopit’ shqiptar.

Por, çfarë ka ndodhur këto ditë?

Si fillim Majk pushtoi krytetitujt e mediave rozë dhe rrjeteve sociale. Në daljen e tij të fundit televizive ai realizoi një freestyle ku u duk se i ka bërë diss Don Xhonit. Dy çunat kanë patur edhe më parë përplasje me njëri-tjetrin nëpër këngë që në gjuhën e repit njihen si diss-e. (KLIKO)

Më pas, ishte Finemi ai që ironizoi dhe shau Don Xhonin në një video-live që realizoi në Instagram. E fill pas kësaj ai u shfaq në krah të Noizyt, i cili po ashtu nuk ka raporte të mira me Don Xhonin. Këto veprime lanë vend për interpretime se Noizy dhe Finem mund të realizojnë ndonjë bashkëpunim dhe diss për reperin nga Kosova. (KLIKO)

Në situatat e ngjashme të mëparshme Don Xhoni ka zgjedhur të përgjigjet me të njëjtën mënyrë duke ironizuar dhe ofenduar në rrjetet sociale. Por mesa duket ka hequr dorë nga kjo ‘strategji’. Mbetet për tu parë nëse ai do tu përgjigjet atyre përmes këngëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al