13 Mars, 2022

Don Xhoni u kthen ‘diss-in’ Majk dhe Finemit! Prish marrëdhëniet edhe me Ledri Vulën?


Don Xhoni ka publikuar këngën e tij të re me titull “Crypto” ku duket se shënjestron jo vetëm Majk dhe Noizy por edhe Ledrin. Ky i fundit që pas largimit nga “Babastars” ka zgjedhur tu qëndrojnë larg disseve dhe përplasjeve që ndodhin në hip-hop. Madje, ka ‘bërë paqe’ edhe me Noizyn dhe me Getoar Selmin dhe Mjak.

Në këngën e re Don Xhoni u kundërpërgjigjet të gjithë atyre që thonë se u bë i famshmën brenda natës. I fundit që e ka thënë këtë gjë ka qenë Majk, i cili i ftuar te Meriton Mjekiqi në freestyle e tij tha: “Ke dhez pahiri, po mendon se ke mrri/ Dallojnë ata që dhezin dhe ata që shkruajnë histori. Po qysh ka dhez shpejt iu ka hy uji/ Menduat se u bëtë shpejt, por fama ju ka mashtruar”. (KLIKO)

Kjo pjesë mori vëmendjen e gjithë fansave të reperëve teksa Don Xhoni qëndroi në heshtje. Dhe përgjigjen ia dha përmes Crypto, në vargjet e të cilës shprehet: “U çu në këmbë një industri, ua dridha unë me temel. Don Xhon histori me hi hyn, por më nuk del.”

E nëse flasim për famën e shpejt, Ledri kur ishte i ftuar te Meritoni para Don Xhonit tha: “Ti talent Wifi, dy lidhje s’i ki. Garant as vet nuk e di qysh ke mrri. Ju nuk jeni fansa, jeni nxënësa. Sot profesori është nervoz. Jashtë krejt klasa.”

Nëse i bëjmë bashkë këto dy pjesë duket se ata kanë nisur t’i bëjnë diss njëri-tjetrit ndonëse janë miq dhe i kemi parë disa herë në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, nuk ka munguar një përgjigje as për Finemin, i cili e ironizoi dhe e shau Don Xhonin në një video-live që realizoi në Instagram para pak ditësh. E fill pas kësaj ai u shfaq në krah të Noizyt, i cili po ashtu nuk ka raporte të mira me Don Xhonin. Këto veprime lanë vend për interpretime se Noizy dhe Finem mund të realizojnë ndonjë bashkëpunim dhe diss për reperin nga Kosova. (KLIKO)

Në “Crypto” Don Xhoni thotë: “Gjujna si NATO, kjo nuk është Totorino”, pasi në një nga këngët që do nxjerrë së shpejti Finemi e konsideron veten Totorino.

Deri tani nuk ka ende asnjë përgjigje nga reperët, por ‘loja’ në hip-hopin shqiptar është hapur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al