12 Tetor, 2017

Dona Pietri: E vërteta e tradhtisë së Musës dhe çfarë fshihet pas fotove të nxehta me modelin seksi


Po e përjeton këtë vjeshtë me shijen e një dashurie të vërtetë që tashmë ka marrë fund. Modelja e “Big Brother 9”, Dona Pjetri, ka tërhequr vëmendjen e publikut pas daljes nga loja, jo vetëm për fotot sensuale, por edhe për historinë e dashurisë me Musën nga Vlora. Ata u bënë çift në lojë, por u ndanë në jetën reale.

Për karrierën e re në televizion e biznes, arsyet që çuan në prishjen e lidhjes me organizatorin e festave në Romë dhe miqësinë me modelin seksi Maksim Alidini, Dona flet për herë të parë për gazetën “Panorama”…

Nga moda je përfshirë në seriale televizive. Për çfarë projekti kinematografik bëhet fjalë?

Kam marrë pjesë në një seri të serialit televiziv “Çka ka shpija”, një nga serialet më të ndjekura në Kosovë.

Bashkë me producentin Dashnor Asllani keni realizuar një set fotosh ku shfaqesh sensuale. Ke marrë oferta të rëndësishme apo propozime interesante pas publikimit të tyre?

Po, kam bërë një set fotografik. Po menaxhohem nga më i suksesshmi producent në Kosovë, Dashnor Asllani, që kur kam dalë nga “Big Brother” dhe po punoj shumë drejt synimeve të mia si në modeling, ashtu edhe në aktrim. Oferta kam marrë, por jo të gjitha i kam pranuar, sepse dua të marr pjesë vetëm në projekte që ia vlejnë për karrierën time.

Pas lojës së “Big Brother”, çfarë kujton me nostalgji dhe çfarë me keqardhje nga ajo bashkëjetesë?

Nostalgji ndiej shumë. E kam shijuar shumë gjithçka aty brenda, se është eksperiencë e papërsëritshme, që vetëm një herë në jetë mund ta përjetosh. Me keqardhje kujtoj vetëm eliminimin për 20 minuta televotim, ndërkohë që një javë më përpara ishim çifti imun, pra më të preferuarit e publikut dhe një javë mbrapa dolëm nga shtëpia. Pak kontradiktore dhe padrejtësi.

Me cilët ish-lojtarë të “Big Brother” ruan miqësi, dhe cilët prej tyre nuk mund t’i shohësh as me sy?

Ruaj miqësi me shumë prej tyre, e nuk kam marrëdhënie të mira me disa, por nuk do të thotë që s’mund t’i shoh me sy. Çfarëdo që ka ndodhur, ato kanë qenë keqkuptime të lëna pas dore dhe pa u sqaruar.

Për cilët nga çiftet që janë ndarë të erdhi vërtet keq, që nuk janë më bashkë?

Më vjen mirë për ata që janë bashkë, dhe s’më vjen aspak keq për ata që janë ndarë, pasi ka qenë zgjedhja e tyre.

Në atë shtëpi me kamera krijove dhe një marrëdhënie intime me djalin nga Vlora, Musën. Çfarë ishte ajo mes jush, dashuri apo aventurë?

Pa dyshim që ishte dashuri. Flas për vete.

Por më pas u fol shumë për lidhjen tuaj nëse mund ta konsiderojmë “problematike”. E vërtetë që të tradhtoi Musa, ose nëse mund ta rrëfesh çfarë ndodhi mes jush jashtë kamerave?

Musai që njoha aty brenda dhe e desha, jashtë nuk ekzistonte. Nuk dua të flas shumë për këtë pjesë, pasi dua ta lë si diçka të bukur që ndodhi brenda. Dhe këtë bëra, e lashë po aty brenda, pasi jashtë ka filluar një jetë e re për mua. Sa i përket tradhtisë, nuk kam një përgjigje të saktë se nuk e di. Por dhe ndoshta mund të jetë kështu, pasi ai ka filluar një lidhje tjetër direkt, dhe i uroj gjithë të mirat!

Kush ishte Musa para se të ndaheshit dhe kush është tani?

Musa ishte një i dashur ideal, flas për brenda shtëpisë, sigurisht pasi luanim për 100 milionë. Jashtë shumë ndryshe, pak zhgënjyese, por e kuptueshme sepse nuk kishte 100 milionë lekë për të fituar.

Po ti ke nisur ndonjë romancë të re dhe shfaqin interes djemtë ndaj teje tani që je single?

Tani jam single. Sigurisht më shkruajnë më shumë se më përpara, por nuk jam gati të filloj një lidhje, pasi dua të fokusohem në karrierë.

Pra je natyrë karrieriste. Ku do të arrish me ambiciet e tua?

Dua të arrij të futem në botën e televizionit dhe të biznesit. Janë dy punët që di të bëj më mirë, dhe kanë një ndërthurje perfekte mes tyre për të qenë e suksesshme.

Gjatë verës të pamë në foto sensuale plazhi me modelin simpatik, Maksim Alidini. Kishte kimi artistike mes jush, apo diçka më shumë?

(Qesh) Gati na martuan me Maksin. Por Maksi është një ndër shokët e mi më të mirë, dhe pse pak kohë që e njoh. Asgjë nuk kam pas as nuk do të kem me Maksin, përveç një shoqërie shumë të sinqertë dhe një raporti profesional shumë të mirë.

Një bionde si ty sa tërheqëse është për gjininë mashkullore, dhe në ç’rast do të doje të bëheshe brune?

Pyetje interesante. Të jesh një bionde është shumë tërheqëse për syrin e një mashkulli, por jam një brune në origjinalitet dhe nuk përfaqësoj zgjuarsinë e një “biondeje”(qesh).

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al