12 Shtator, 2017

Donald Trump bëhet gjysh për herë të nëntë, vjen në jetë Luke


Eric Trump, djali i dytë i presidentit të SHBA-së është bërë baba për herë të parë.

 

Lajmi është bërë i ditur nga Eric dhe bashkëshortja e tij Lara Lea me anë të një postimi në Twitter. Në të shkruhej se Lara Lea, lindi djalin e tyre mëngjesin e sotëm duke publikuar madje edhe foton e vogëlushit.

Eric kishte zbuluar marsin e kaluar që bashkëshortja e tij ishte shtatzënë. Ky është nipi i nëntë i Donald Trump, i cili ka pesë fëmijë dhe djali i tij i madh ka gjithashtu pesë, nga ku vjen dhe numri i madh i nipërve dhe mbesave të Presidentit.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al