27 Shtator, 2017

Donald Trump ka pasur marrëdhënie me Princeshë Dianën…?


 

Presidenti aktual i SHBA-ve, Donald Trump në viti 1990 kishte marrë pjesë në një koncert të këngëtares së njohur të popit Britney Spears.

Thuhet se gjatë performancës së saj këngëtarja ka hedhur kapelën e djersitur në drejtim të audiencës dhe ka qenë pikërisht Trump që e ka kapur. Ai thuhet të ketë thënë se në atë kohë e adhuronte imazhin e bukur dhe të pastër të këngëtares.

Kjo deklaratë është bërë nga vetë presidenti i SHBA-së në një televizionin amerikan dhe për radio Howard Stern. Trump gjatë koncertit thuhet se ka qenë në rreshtin e katërt të audiencës, shkruan the sun.

 

Në vitin 2017 ai ka deklaruar se koncerti u mbajt kur Britney “po thoshte se ishte e virgjër … dhe ajo ishte kaq e bukur”.

Trump citohet të ketë thënë: “Ajo po djersinte dhe dukej e bukur dhe ajo hodhi kapelën e saj, apo jo?

Tani normalisht nëse një këngëtar hedh një kapelë dhe është i djersitur dhe i lagësht, unë nuk do të kisha asnjë interes për të. Por unë e kapa atë kapele”. Ai vazhdoi: “Ajo ishte aq e bukur dhe e shëndetshme, dhe nuk kisha frikë nga viruset”.

 

Gjatë një interviste të ngjashme, Trump gjithashtu mburret se ai mund të ketë pasur  marrëdhënie seksuale me Princeshë Diana. Presidenti duke bërë shaka, ka thënë se e detyroi atë të bënte një test HIV, sepse mendonte se ajo ishte “e çmendur”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al