19 Mars, 2022

Donald Veshaj konfirmoi vetë se kënga i dedikohet Bora Zemanit, ja detaji i fshehtë në videoklip


Nëse kishit dyshime për këngën e re të Donald Veshajt dhe se kujt i dedikohet, po ju zbulojmë një detaj që konfirmon që kjo këngë është për moderatoren Bora Zemani.

Bëhet fjalë një detaj të shfaqur “blic” në fund të videoklipit që i ka vënë vulën. Në mbyllje, shkurt shfaqet numri 5.

Për ata që nuk e dinë kuptimin e këtij numri, 5 nëntori është përvjetori i lidhjes së Donaldit dhe Borës. Teksa ishte në Big Brother VIP, aktori zbuloi se ata kanë nisur romancën e tyre në 5 nëntor të 2018. Madje, ai i dhuroi asaj varsen që mbante vetë për të cilën tregoi se Bora e ka shumë qejf, bashkë me një pako biskota.

Aktori tha kur ishte pjesë e formatit se nuk i pëlqen shumë të këndojë, por një muaj pas përfundimit të kësaj aventure ai ka sjellë një këngë e cila mban titullin “Nuk je”. Të gjithë fansat janë të bindur se kjo këngë i dedikohet Bora Zemanit. Në vargjet e saj Donaldi thotë: “Në këtë qytet i vetëm eci nëpër shi/ Aromën nuk e ndjej se nuk je më ti/ Në këtë mëngjes akoma pres”

Po ashtu më tej në refren ai thotë:”Ama sot ti nuk je/ Më the nuk vij/ Veten po humb pa ty çdo ditë/ Pak dashni ti vetëm falma”.

“Unë jam idiot, ama jam idioti jot!”- është kjo një nga frazat që nuk u ka shpëtuar njerëzve. Kur ishte në “Big Brother VIP”, Donaldi i tha në një bisedë Semi Jaupajt, se këtë frazë ka dashur ta shkruante te “Toxic Love” që këndohet nga Elgit Doda dhe është shkruar nga Donaldi. Teksti i dedikohet moderatores dhe historisë së tyre të dashurisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al