18 Mars, 2022

Donaldi dhe Beatrix nuk i shkuan në ditëlindje, Big Mama: I kam ftuar të gjithë, Triksa më tha që do vijë pastaj…


Këngëtarja Big Mama, ka festuar 36 vjetorin e lindjes këtë muaj, ku organizoi edhe një festë të madhe me të ftuar VIP. Në një intervistë të dhënë gjatë ditës së sotme, ish-banorja e BBV ka rrëfyer se ish-çifti Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj nuk u shfaqën në festën e saj, pavarësisht se e kishin marrë ftesën.

Duke folur në “Ftesë në 5”, Big Mama tha se të gjithë banorët e “Big Brother Vip”, ishin të ftuar në ditëlindjen e saj përveç Antonela Berishës, me të cilën ka pasur një debat të ashpër. Ndër të tjera ajo shprehu se Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj nuk ishin pjesë e festës edhe pse e kishin marrë ftesën,

“Ishin të gjithë të ftuar, por ishin gati të gjithë, disa persona nuk ishin. Donaldi nuk ishte, Triksa nuk ishte. Antonelën se kam thirrur. Gati të gjithë kanë qenë përvëç atyre. Unë me të gjithë flas, por ato nuk më erdhën. Nuk e di pse, unë me Donaldin nuk kam pasur kontakt por i shkruajta në Instagram, Elhaidi e mori në telefon… Kurse Triksa më tha që do vijë pastaj edhe ajo kishte punë. Se kuptova… nuk erdhi. Ne jemi kënaqur. Kush të dojë të vijë kush të dojë të mos vijë.”, tha Big Mama.

Ndër të tjera ajo foli edhe për jetën e saj personale, ku deklaroi se është ende beqare. Ajo shtoi se pas daljes nga BBV, meshkujt nuk i afrohen më fare pasi “frikësohen”.

Biseda:  

Pyetje: E dashuruar tani, e lidhur?

Big Mama: Ne jemi e zgjidhur.

Pyetje: Çfarë ka ndodhur?

Big Mama: Asgjë zemër, mbeta rrugëve Tiranë, Maqedoni, Kosovë. Nuk kam kohë për tu lidhur me dikë. Po ma gjete ndonjë, ma gjej një ti.

Pyetje: Unë mendoj që është e vështirë të të përballojë ty me gjithë këtë energji. Unë mendova se kërkesat do të shtohen pasi del nga Big Brother?

Big Mama: Pasi del nga Big Brother nuk të afrohen fare më.

Pyetje: Pse?

Big Mama: Nuk afrohen fare, por edhe në rastin tim që e panë tani, frikësohen se po hanë dajak. Edhe rrugës më thonë “ik se kjo është e vështirë”. I kam këputur të gjitha shprsat.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al