9 Prill, 2022

“Donaldi do Borën”/ Edhe personat e afërt të Beatrix e pranojnë: Të paktën ta mbante 2 muaj


Historia Bora-Donald-Beatrix tashmë është bërë objekt bisedash edhe për persona të tjerë. Historia e komplikuar e tre personazheve komentohet gjerësisht nga miqtë dhe të njohurit e këtyre tre personazheve.

Këtë herë ka qenë mamaja e Oriola Marashit që në një bisedë me një person të panjohur ka pranuar atë çfarë fansat prej kohësh thonin. “Donaldi do Borën”. Edhe pse Xhoi Jakaj ka shfaqur hapur mbështetjen e saj për Beatrix, duket se në këtë bisedë ajo pranon se të gjithë e dinë se aktori është i dashuruar me moderatoren.

Në bisedë ajo thotë se ishte Donaldi ai që e la Trixën, megjithëse ajo i referohet portaleve në vërtetësinë e këtij fakti. “Të paktën ta mbante 2 muaj pas daljes”, u shpreh Xhoi. Ndërsa më poshtë shton “Doni do Borën, kjo dihet”. Pas publikimit të këtyre sms nuk ka pasur asnjë reagim nga asnjë nga palët e përfshira, madje as nga vetë Xhoi, që ka një afrimitet si me Beatrix, ashtu edhe me nënën e saj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al