Ditën e nesërme mbahet finalja e madhe e ‘BBV’ ku katër finalistët janë: Einxhel, Beniada, Iliri dhe Donaldi.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, të katër finalistët kanë folur më gjatë lidhur me romancat e tyre të dashurisë.
Donaldi u shpreh se beson që lidhja funksionon më shumë kur njëri nga personat në çift nuk është i njohur, edhe pse dy romancat e tij të fundit ishin me vajza të njohura të showbizit.
Pjesë nga biseda:
Donald: Kur janë të dy personat e njohur është më shumë problem. Unë mendoj se funksionon më shumë një lidhje kur një nga personat në cift është i njohur dhe tjetrin se di askush.
Einxhel: Prap është peshë e rëndë për personin që është i famshëm që të mbajë larg profile personin tjetër dhe të mos e manifestojë kurrë në sy të njerëzve se sa i lumtur dhe i dashuruar është me personin e vet.
Donald: E rëndësishme është ta kuptojë ai sa e dashuruar është kjo apo ky.
Einxhel: Por mua më jep ngarkesë të madhe.
Donald: Nëse vajza është e njohur dhe ai jo, e rëndësishme është që ai ta kuptojë që kjo e do.
Einxhel: Por është vështirë që të jemi këtu në tavolinë dhe unë nuk them dot asgjë për njeriun që dua.
Beniada: Nuk ke pse të flasësh.
Donald: Kur ti nuk do ta bësh publike, kjo nuk ndikon te lumturia.
Einxhel: Dhe unë kam të drejtë ta bërtas që jam e dashuruar.