30 Dhjetor, 2020

Doni ta festoni ditëlindjen me të? Luana Vjollca ju tregon çfarë duhet të bëni për të qenë ju “i përzgjedhuri”


Ditën e djeshme, Luana Vjollca arriti një tjetër rekord, duke u bërë moderatorja shqiptare më e ndjekur në Instagram, me plot 2 milionë ndjekës.

luana vjollca (2)

Me këtë rast, moderatorja seksi ka ndarë me të gjithë një foto në llogarinë e saj në Instagram , ku ka realizuar edhe një “giveaway” për fansat e saj.

luana vjollca (3)

Bukuroshja bionde ka ftuar ndjekësit të bëjnë “tag” (etiketim) veten ose një person tjetër dhe ajo do zgjedhë në mënyrë rastësore tre prej tyre,  të cilët do e kalojnë ditëlindjen me të.

luana vjollca (2)

Në fund, moderatorja kërkoi falje që nuk ka mundësi të merret shumë me ndjekësit e saj në këtë periudhë, për shkak të xhirimeve të shumta që po realizon për festat e fundvitit.

luana vjollca marina vjollca (4)

Luana dukej sikur kishte organizuar një “mini-party” për veten, pasi në foto shihen torta dhe ëmbëlsira të tjera mbi tavolinë.

luana vjollca (5)

Ajo kishte zgjedhur të vishte një këmishë ngjyrë lejla dhe një body të zi, teksa mbante edhe një rrip në bel, që i theksonte edhe më shumë format seksi.

luana vjollca (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al