Kur vendosim të fillojmë një dietë për të humbur peshë, një nga shqetësimet e zakonshme është zgjedhja e menusë.
Për këtë është e rëndësishme të kemi një menu javore të ndryshme dhe të pasur me vlera ushqyese. Kombinimi i duhur i ushqyesve shmang tendencën e tudnimit dhe nuk rrezikojmë të hamë të njëjtat gjëra gjithmonë.
Më poshtë janë disa shembuj se çfarë të konsumoni për të gjitha vaktet:
Mëngjesi:
Mund të kombinoni kosin apo një gotë qumësht me muesli, tërshërë apo drithëra me pak sheqer.
Mund të hani dhe një frutë, mollë apo dardhë. Një sasi e madhe fibrash ndihmon të mos kesh uri.
Dhe në fund, një çaj lehtëson zgjimin tuaj dhe gjithashtu redukton oreksin.
Mesvakti
Hani diçka në mesvakt për të shmangur urinë në drekë, apo të hani më shumë se sa duhet.
Gjithashtu një frut, apo një çokollate drithërash, apo një fetë bukë e thekur me djahtë dhe mjaltë.
Ose mund të përgatisni dhe një sanduiç të vogël me pulë, gjeldeti, apo domate dhe vaj ulliri. Ju japin energji për të përballuar pjesën e mbetur të ditës duke kontrolluar urinë.
Drekë
Për drekë mund të shihni recetat që kombinojnë mishin, peshkun, bishtajoret dhe perimet.
Si ëmbëlsirë mjafton një frutë, apo një filxhan çaj.
Pasditja
Njësoj si mëngjesi, ose fruta të thata, ose gjithashtu një sanduiç të vogël.
Darka
Duke ngrënë pasditen arrini të kontrolloni urinë dhe të mos hani shumë në mbrëmje. Për darkë zgjidhni supë apo perime pure, të shoqëruara me pulë, gjeldeti,apo peshk.
Ndiqni këto këshilla për të humbur peshë, dhe për të pasur rezultatet e duhura në një kohë të shkurtër, por që do t’i mbani gjatë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al