31 Janar, 2018

Doni të forconi kofshët dhe këmbët në një javë? Ja 7 ushtrimet që duhet të bëni


Jeta jonë e përditshme me ngarkesë, puna si dhe sezoni i dimrit na kufizojnë në tonifikimin dhe mbajtjen e trupit në formë, por të bërit disa ushtrime të thjeshta të bën që të ndihesh komplet ndryshe. Kërkimet e shumta kanë nxjerr 7 ushtrime të cilat të ndihmojnë në tërheqjen e kofshëve dhe këmbëve.

Tërheqja

Gjithçka që duhet të bëni është të shtriheni mbrapa me këmbët në mur, në mënyrë që  të jenë të vendosura pingul mbi gjoks. Bashkë me frymëmarrjen e rregullt shoqëruar me lëvizjen ritmike të këmbëve. Nëse jeni fillestar ushtrohuni për 5 minuta, nëse jeni praktikues, 10-15 minuta.

Ndiq rrethin

Vendosu në qendër të dhomës i shtrirë me kurriz me krahët anash. Ngre njërën këmbë dhe sigurohu që të jetë e shtrirë drejt. Bëni 5 rrathë me njërën këmbë dhe 5 me tjetrën.

Fokusi tek vithet

Mbani të njëjtin pozicion si ushtrimin e kaluar por në këtë rast do t’i lëvizni gjunjët në këndin 90 gradë vendosur mbi dysheme. Pas kësaj shkëputni vithet nga dyshemeja dhe përqendrohu te lëvizja e saj. Për një rezultat të mirë bëni dy sete me nga 20 herë.

Shtyrja

Për një ushtrim më të mirë tërheqjeje, shtyrja është më e vështira.

Për këtë stërvitje duhet të ktheheni përmbys dhe të lëvizni mbi këmbët dhe duart, duke siguruar që pesha e trupit është shpërndarë në mënyrë të barabartë. Përqendrohuni në  anën e djathtë dhe ngriheni deri sa të bëhet paralel me dyshemenë. Pas kësaj përpiquni të bëni një rreth të vogël. Ky ushtrim duhet të përsëritet 10 herë për çdo këmbë.

Bëhu balerina që duhej të ishe

Qetësisht rrotullohu rreth vetes dhe shtyje veten lart nga dyshemeja. Shtyni shputat e këmbës në dysheme deri sa gjuri të jetë mbi këmbë.  Ndërkohë që bëni këtë sigurohuni që shpatullat janë të hapura në të njëjtin drejtim me këmbët. Përsëriteni këtë ushtrim 20-30 herë.

Përkulu

Përkulja është një ushtrim mjaft efektiv.  Si fillim hapni këmbën në të njëjtën largësi në të cilën janë shpatullat. Vendosni dorën mbi gju për t’u përqendruar dhe këmbën e majtë vendoseni pas të djathtës, ndërkohë sigurohu që hapësira midis tyre është e mjaftueshme. Pasi të jeni në këtë pozicion mblidheni kofshën në mënyrë paralele me dyshemenë. Përsëriteni këtë ushtrim 12-20 herë për secilën këmbë.

Kërce

Një nga ushtrimet më efektivë është padyshim dhe kërcimi. Për vithe sa më të fortë kërcimi është ushtrimi më i mirë. Si fillim sigurohuni që  këmbët tuaja të jenë në distancën e duhur me gishtat e ndërthurur në pjesën e pasme të kokës në mënyrë që bërrylat të jenë përballë njëri-tjetrit.

Në këtë pozicion filloni të kërceni së larti. Për fillestarët ky ushtrim rekomandohet 1-2 sete me nga 10 herë. /Psikologjia/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al