26 Maj, 2018

Doni të mbani larg sëmundjet e zëmrës? Konsumoni një vezë në ditë


Të shumta kanë qenë studimet që janë bërë në lidhje me parandalimin e sëmundjeve të ndryshme të zemrës dhe cila është forma natyrale për ta mbajtur atë të mbrojtur nga çdo sulm i mundshëm. Prej vitesh studiuesit kanë promovuar vezën si një nga ushqimet kryesore që ndihmon zemrën në përballimin e sëmundjeve, kjo falë vlerave që përmban ky produkt.

Studiuesit thonë se duhet një vezë në ditë për të reduktuar infarktin apo sëmundjet e zemrës.

Krahasimi është bërë me ata që e konsumojnë rrallë vezën. Sipas rezultateve të shkencëtarëve të Qendrës Universitare të Shkencës së Shëndetit në Pekin dhe Oksfordit, ka mjaft lidhje mes konsumit të një veze, infarktit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Në fakt studimi ka qenë vetëm vëzhgues, dhe sipas autorëve ndihmon në krijimin e një diete të shëndetshme. Veza përmban proteina, vitamina, minerale dhe acide yndyrore thelbësore dhe ka pak acide të ngopura.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al