Rinian Leka vendosi të largohej pa zhurmë nga “Për’puthen”, pasi nuk arriti ta gjente partneren mes vajzave konkurrente në program.
Ish-konkurrenti tashmë është në një lidhje dhe kjo u zbulua vetëm pak kohë më parë.
Gjatë një interviste për “Glamour Zone”, ai ka treguar se ndihet shumë i lumtur dhe se është shumë i dashuruar.
Një ndër pyetjet pikante që iu drejtuan ishte se çfarë oferte ka marrë pas famës që mori në program.
Riniani zbuloi se i janë ofruar shuma marramendëse nga jashtë Shqipërisë për një fëmijë.
“Më kanë ardhur dy oferta të njëjta nga Amerika dhe donin një fëmijë nga unë kundrejt një pagese dhe pa marrë përsipër përgjegjësinë për fëmijën. Dhe unë thash ‘Çfarë dreqin!’. Mund të tregoj dhe mesazhet se i kam bërë ‘screenshoot’, sepse jam habitur. Njëra më ka ofruar 50 mijë dollarë, ndërsa tjetra 70 mijë”,- zbuloi Leka.
Ndër të tjera ai shtoi se kjo është një gjë e “çmendur” dhe pavarësisht se e dëshiron shumë një fëmijë, gjaku i tij nuk ka shifër në botë që mund të blihet.
Riniani zbuloi gjithashtu se dhuratë më e shtrenjtë që i ka bërë një vajze ka qenë 22,000 euro, ndërsa për veten 13,000 euro.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al