23 Janar, 2024

“Donin të më vënin emrin e gjyshit, por mami…”- Banori i “Big Brother VIP” rrëfen historinë e emrit të tij (Video)


Gazetari Elvis Myrtaj është një ndër banorët e parë që u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, në garën për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Së fundmi teksa po bisedonte me Romeon dhe Vesën, ai ka treguar historinë e emrit të tij.

Visi tha që gjyshin e tij e kanë quajtur Veis dhe të gjithë kishin dëshirë që t’ia vendosnin atij emrin e gjyshit, por mamit të banorit i ka pëlqyer më shumë emri Elvis.

Pjesë nga biseda:

Visi: Elvis.

Romeo: Visi shkurt

Vesa: Ose Lisi

Visi: Visi më ka ngel sepse kështu i pëlqente mamasë.

Romeo: Ta mbylli gojën (qesh)

Visi: Gjyshin tim e kanë quajtur Veis edhe donin që të ma vënin edhe mua Veis, por mami tha Visi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al