25 Shkurt, 2019

Donte që të argëtonte policët burra me kërcim erotik, por shefja e pëson keq (VIDEO)


Pas organizimit të një kërcimi erotik për të kënaqur policët me rastin e “Ditës së Burrave”, një drejtuese policie në Rusi është pushuar nga puna.

Brenda 24-orësh, videoja e një striptisteje që kërcen para policëve në qytetin Ulan-Ude u bë virale. E si pasojë, i menjëhershëm ishte edhe reagimi Ministrisë ruse të Punëve të Brendshme.

Shefja e policisë, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, u shkarkua për “turpërim” të uniformës. “Daily Mail” shkruan se masa priten të merren edhe për drejtues të tjerë. Video u postua online nga një burim ende anonim.

“Dita e Burrave” daton që prej kohës e Bashkimit Sovjetik, kur njihej si “Dita e Ushtrisë së Kuqe”. Ndërsa tani, zyrtarisht 23 Shkurti njihet si Dita e Mbrojtësve të Atdheut dhe zakonisht gratë u bëjnë dhurata burrave.

Ulan-Ude është kryeqyteti i Republikës Buryatia, një rajon budist në brigjet e Liqenit të Bajkalit në Rusi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al