7 Qershor, 2023

Donte të kursente para/ Burri nga Australia qëroi bananen para se të peshonte, në mënyrë që të paguante më pak


Në shumë vende të botës  kostoja e jetesës është rritur, kjo i ka bërë shumë njerëz në mbarë botën që të gjejnë mënyra të ndryshme për të kursyer para.

Një nga këto metoda u bë publike edhe në rrjetin social “TikTOK”.

Në video shihet një burrë nga Australia i cili kishte  blerë një banane, të cilën dëshironte ta paguante sa më lirë të ishte e mundur. E për ta arritur këtë, ai e qëroi banën dhe më pas e futi ne qese për ta peshuar duke shpresuar se do të jetë më e lehtë dhe si rrjedhojë do të kushtonte më pak.

Që nga publikimi, videoja ka marrë mijëra pëlqime dhe ka nxitur shumë komente nga më të ndryshme.

 

@savingforboba the secondhand embarrassment tho #lifehacks #savemoney #straya #australia ♬ original sound – Lips Unsealed

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al