22 Prill, 2021

“Donte t’i bënte botox në këmbë, sepse…”- Ja arsyeja pse Sharon Stone humbi kujdestarinë e të birit


Pas divorcit nga ish-bashkëshorti, Phil Bronstein, në vitin 2004, Sharon Stone ka folur hapur për betejën ligjore në lidhje me kujdestarinë e të birit.

sharon stone (5)

Aktorja humbi kujdestarinë e Roan në vitin 2008, katër vite pas ndarjes nga gazetari, raporton “Daily Mail”.

Dokumentet e gjykatës zbuluan në atë kohë se shkaku ishte dëshira e Stone për t’i vënë botox në këmbë të birit, sepse ato mbanin aromë të keqe.

sharon stone (2)

Gjatë një interviste, 63-vjeçarja pranoi se pas humbjes së kujdestarisë nuk mund të bënte asgjë tjetër përveçse të rrinte shtrirë në divan dhe të qante gjithë ditën.

sharon stone (3)

Nuk mund të përqendrohesha në asgjë, përveçse ta kisha djalin tim përsëri në krahë. Asgjë tjetër nuk kishte rëndësi, thjesht doja që ai të kthehej”,- u shpreh aktorja.

sharon stone (4)

Stone u martua me Phil, i cili tani është 70 vjeç, në vitin 1998 dhe u nda në vitin 2004.

Ajo donte të kishte një fëmijë me Phil pas martesës, por fatkeqësisht pësoi tre aborte dhe çifti adoptoi Roan në vitin 2000.

sharon stone (1)

Roan tani është 21 vjeç dhe ka hedhur kapat e parë drejt aktrimit, pasi do të luajë në filmin “What About Love”, me Andy Garcia.

Pas divorcit, Stone adoptoi edhe djalin Laird në vitin 2005 dhe Quinn në vitin 2006.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al