Drake ka kërkuar një urdhër mbrojtje ndaj një gruaje që ai pretendon se e ka ndjekur që nga viti 2017. Sipas “Page Six”, bëhet fjalë për një 29-vjeçare, e cila thuhet se është e “fiksuar” pas reperit. Drake ka pohuar se ka marrë shpesh mesazhe kërcënuese duke i uruar vdekjen.
Sipas dokumenteve të depozituara në një Gjykatë të Los Angelosit, Drake mori mesazhe shqetësuese, mes të cilëve edhe një ku thuhej që reperi “’t’i fuste vetes një plumb në kokë”.
Drake gjithashtu pretendoi se gruaja u përpoq të kontaktonte me të duke ngritur një padi prej 4 miliardë dollarësh. Drake po kërkon që gruaja të qëndrojë të paktën 100 metra larg tij, familjes dhe shtëpisë së tij.
“Si rezultat i ngacmimeve dhe fiksimit të saj me mua, unë kam vuajtur dhe vazhdoj të vuaj shqetësim emocional dhe jam i shqetësuar për sigurinë time dhe të familjes sime”, ka thënë reperi kanadez.
Reperi kanadez po kërkon mbrojtje për djalin e tij katërvjeçar, Adonis Graham, të dy prindërit e tij: nënën Sandra Graham, 74 vjeç dhe babain Dennis Graham, 69 vjeç, si dhe avokatin e tij, Stanton Larry Stein, 77 vjeç.
Drake thotë se situata është tejet shqetësuese, duke shpjeguar se ajo ka qenë një kërcënim i vazhdueshëm në jetën e tij dhe se ajo është arrestuar disa herë gjatë këtyre pesë viteve.
“Collins ka kërcënuar jo vetëm Drake, por edhe djalin e tij dhe këshilltarin e tij”, thuhet në dokumenta.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al