19 Prill, 2022

Drake publikon foto duke përqafuar Taylor Swift! Disa nga teoritë e fansave se çfarë fshihet pas saj


Fansat e Taylor Swift, e jo vetëm, nuk po i heqin dot sytë nga postimi i fundit i Drake në Instagram.

Reperi ndau një fotografi të vjetër, ku shihet duke e përqafuar këngëtaren e “All Too Well”, teksa ajo mbështetet te krahët e tij. “Ata janë shumë të butë për të kuptuar se çfarë do të thotë punë e palodhur,” shkroi ai krah postimit.

Drake e publikoi të fundit këtë foto brenda një kolazhi me katër të tjera, ku shfaqej edhe djali i tij 4-vjeçar, Adonis. Kaq njaftoi që Swifties të hedhin teoritë se Drake dhe Swift po vijnë me një bashkëpunim. “Bota ka nevojë për një këngë të Drake dhe Taylor Swift,” shkroi një fans në Twitter.

“Drake nuk do të postonte rastësisht një foto me Taylor Swift kështu që… Duket se bashkëpunimi po vjen vërtet”, spekuloi një tjetër.

Disa njerëz të tjerë mendojnë se Drake do të shfaqet në ri-regjistrimin e albumit të vitit 2014, me titull “1989”, pasi reperi i “In My Feelings” postoi për herë të fundit një foto me superyllin e pop gjatë asaj periudhe.

“Ai e postoi këtë si foton e 5-të dhe 1989 është albumi i saj i 5-të dhe ajo ka një prerje flokësh siç i kishte asokohe!” vuri në dukje një fans.

Swift filloi të ri-regjistronte albumin në vitin 2020 pas përplasjeve me Scooter Brown. Që atëherë ajo ka publikuar dy albume në versionin e ri “Fearless” dhe “Red”, dhe po punon për katër të tjerë, “Taylor Swift”, “Speak Now”, “1989” dhe “Reputation”.

Vlen të përmendim edhe një tjetër teori që u përhap në internet se Drake dhe Swift janë në një lidhje romantike. Diçka e pavërtetë pasi ajo është në një lidhje me aktorin Joe Alwyn që nga viti 2016.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al