26 Maj, 2022

Drake publikon videon e ëmbël me të birin, ja biseda mes tyre


Kur bëhet fjalë për Drake dhe Adonis Graham, marrëdhënia e tyre baba-bir është shumë e veçantë.

Këngëtari i “One Dance” vlerësoi aftësitë e djalit të tij 4-vjeçar në fushë para pak ditësh pasi Adonis bëri kosh. Ndërkohë sot në një video të shpërndarë në Story-n e tij në Instagram, Adonis shihej me fanelën e akuadrës së preferuar të basketbollit të Drake ‘Toronto Raptors i ulur me babain e tij ndërsa reperi kanadez i bënte pyetje rreth aftësive të tij atletike.

Ku ke mësuar të gjuash kështu?” Pyeti Drake, teksa Adonis ngriti shpatullat dhe tha: “Nuk e di”. Më pas Drake i përmendi se si ai bëri 4 nga 5 kosha.”Shënove katër kosha nga pesë,” tha ai. Pas pak Adonis i tha babait të tij se ai luan basketboll në shkollë, duke e shtyrë Drake të pyeste me shaka nëse do të dëshironte që ai të ndante disa video në internet.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Drake ⁶? (@draketeamdrizzy)


Kjo nuk është hera e parë që Drake tregon pasionin e Adonisit për këtë sport. Në fillim të këtij muaji, Drake publikoi në Instagram një video të Adonisit duke luajtur brenda shtëpisë në Toronto. Klipi jo vetëm që tregoi Adonisin të bënte koshin, por edhe Drake duke e brohoritur nga anash e duke bërtitur.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al