16 Shkurt, 2022

Drama e divorcit të Kayne West dhe Kim Kardashian/ Ja qëndrimi që po mban Pete Davidson


Në mes të sulmeve publike të Kanye West ndaj Pete Davidson për marrëdhënien e tij me Kim Kardashian, një burim thotë ekskluzivisht për “Us Weekly” se komediani nuk është i shqetësuar për këto çështje të vogla.Pete po qëndron shumë larg Kanye,” tha burimi i brendshëm, duke vënë në dukje se Davidson, i cili ‘ka zgjedhur të tregohet i pjekur’.

Burimi tha më tej se: “Ai nuk ka frikë prej tij, Pete thjesht nuk dëshiron të përfshihet në dramën e divorcit.”

Ylli i ‘Saturday Night Live’ ka folur më parë për personalitetin e hapur të reperit. “Kanye është një gjeni, por një gjeni muzikor. Ashtu si Joey Chestnut është një gjeni që ha ‘hotdog’, por nuk dua të dëgjoj mendimet e Joey Chestnut për gjërat që nuk kanë të bëjnë me hot dog-un, “tha aktori komedian.

Megjithatë, pas gati shtatë vitesh martesë, 41 vjeçarja, bëri kërkesë për divorc nga West në shkurt 2021. Pas paraqitjes së tyre në ‘SNL’ në tetor 2021, ylli i ‘KUËTK’ nisi një romancë me Davidson.

West e tregoi hapur shqetësimin e tij në javët që pasuan kur u shpreh se dëshironte të ribashkohej me ish-bashkëshorten e tij.

Ndërkohë, burimi shtoi se Pete-t “nuk i interesojnë” postimet e Ëest, duke shtuar: “Ai qesh me këto postime. Pete nuk ka një profil në Instagram, kështu që i duket komike që Kanye po poston gjithë këto gjëra rreth tij.” Nga ana tjetër, Kardashian theu heshtjen e saj në fillim të këtij muaji, duke akuzuar Ëest për “sulme të vazhdueshme” ndaj saj që nga divorci i tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al