20 Dhjetor, 2017

Drini Zeqo bëhet nostalgjik, kujton fillimet e karrierës


Moderatori i lajmeve Drini Zeqo nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Instagram ditën e sotme na ka treguar se është bërë nostalgjik.

Ai ka postuar një fotografi të disa viteve më parë ku ndodhet së bashku me disa nga prezentatorët e tjerë të njohur të televizioneve shqiptare. Fotos ai i ka bashkangjitur një diçiturë ku thuhet: “Aty ku nisëm”.  Në foto shihen Arbana Osmanin, Ermal Mamaqin, Eno Popin e Xhoi dhe fotoja daton pikërisht 17 vite më parë kur ata nisën karrierën e tyre në Top Albania Radio.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al