Mes shumë yjeve, edhe Dua Lipa nuk ka lënë pa uruar të gjithë shqiptarët ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Këngëtarja me origjinë shqiptare ka shpërndarë në InstaStory disa postime të llogarisë Republika Agency ku shpjegon se liberalizimi i vizave për Kosovën mbetet një premtim i papërmbushur që prej vitit 2011 ndërsa propozimi i Bashkimit Europian është në pritje së bashku me lirinë e lëvizjes për qytetarët.
Krahas imazhit Dua ka vendosur emojin që formon shqiponjën dykrenare.
Edhe Rita Ora gjithashtu uroi Pavarësinë me një video-mesazh për transmetuesin publik të Kosovës, ku nuk nguroi të shprehte edhe një herë mirënjohjen për bashkëkombësit e saj, që e mbështetën gjithmonë në rrugën drejt suksesit.
“Përshëndetje RTK, jam Rita Ora. Do të mund të flisja pa u ndalur për rrugëtimin tim me njerëzit e mi në Kosovë. Urime Pavarësia Kosovë dhe faleminderit për të gjitha këto vite krenarie dhe mbështetjeje”, thotë ndër të tjerash Rita Ora.
Video-mesazhi i plotë i këngëtares shqiptare do të transmetohet i plotë në koncertin festiv të RTK-së me rastin e përvjetorit të Pavarësisë, të titulluar “Rrno për me tregue”. Rita Ora ka qenë e para këngëtare shqiptare nga Kosova e cila ka depërtuar në tregun e huaj të muzikës. Ajo gjithashtu mbetet shqiptarja e vetme me renome botërore që i ka dedikuar këngë vendit të saj në vitin 2012, të titulluar “Shine Ya Light”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al