10 Mars, 2022

Dua Lipa me të motrën ‘lënë pas’ Bellën dhe Gigin, dy shqiptaret pozojnë për markën e njohur


Ndoshta Dua Lipa dhe ‘Versace’ thjesht ndajnë një dashuri të madhe për shkëlqimin, por kjo dyshe nuk dështon kurrë.

Artistja me origjinë shqiptare ka qenë një fytyrë promovuese e ‘Versace’ gjatë viteve të fundit dhe shtëpia luksoze e modës e bëri imazh zyrtar për fushatën e tyre vjeshtë-dimër 2021. Ajo hapi dhe mbylli sfilatën në “Javën e Modës në Milano” në muajin shtator duke lënë pas emra si Gigi Hadid, Emily Ratajkowski etj.

E bashkëpunimi mes Duas dhe ‘Versace’ është ngushtuar edhe më shumë. Kjo pasi së fundmi Dua Lipa ka realizuar një foto-shoot bashkë me motrën e saj, Rinën.

Këngëtarja me famë botërore ka ndarë në rrjetet e saj sociale fotot ku ato shihen tek pozojnë krah njëra-tjetrës teksa në fokus ka qenë koleksioni i ri i çantave. Dua duket joshëse me një fustan të ngushtë në ngjyrë të kuqe, kurse Rina është veshur me të zeza duke formuar kështu edhe atë që për shumë shqiptarë do ishte kombinimi perfekt, ai kuq e zi.

 

 

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Nuk dimë të themi nëse kjo ka qenë zgjedhje e qëllimshme e motrave Lipa, por natyrshëm mund të bëjmë një paralelizëm mes tyre dhe motrave Hadid. Edhe Gigi dhe Bella janë po ashtu imazh i ‘Versce’ dhe para disa ditësh u shfaqën si imazh i fushatës së fundit të shtëpisë së modës.

 

 

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

 

A post shared by Versace (@versace)

Dhe sigurisht, jo për ta ekzagjeruar, por motrat Lipa duken po aq të bukura sa ato. Rina prej vitesh ka nisur rrugëtimin e saj në botën e modelingut dhe ka qenë pjesë e disa firmave shumë të mëdha. Sa i përket Duas ndonëse u fokusua në muzikë, në fillimet e saj ka qenë modele.

Një tjetër lidhje e motrave Lipa dhe Hadid është Anwari. Vëllai i Gigit dhe Bellës ka qenë në një lidhje me Duan. Prej muajsh është përfolur se ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre ndonëse kohët e fundit po përfliten për një ribashkim. Përtej raportit Dua-Anwar të katërta motrat kanë një marrëdhënie shumë të mirë mes tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al