7 Mars, 2022

Dua Lipa së shpejti në bashkëpunim me Megan Thee Stallion, zbulohen detajet e para


Megan Thee Stallion dhe Dua Lipa janë bërë bashkë për një këngë të re, e cila do publikohet të premten më 11 mars.

Meghan ka postuar në rrjetet sociale foton e disa ëmbëlsirave shumëngjyrëshe me fytyrat e tyre mbi to, bashkë me datën e publikimit.

Ndërkohë, Dua ka ndarë në Instagram një pjesë nga klip i këngës, ku Megan dëgjohet duke repuar: “Unë dhe Dua Lipa e ndezim festën”.  Ndonëse nuk ka ende detaje rreth këngës duket se do jetë ritmike.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Muajin e kaluar, Dua nisi turneun e saj SHBA teksa ka bërë me dije se Megan Thee Stallion do t’i bashkohet më vonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al