Dua Lipa u bë pjesë e sfilatave gjatë Javës së Modës në Milano, ku u shfaq e veshur me “Versace”. Bashkë me këngëtaren 26-vjeçare ishin edhe Gigi Hadid, Irina Shayk, Emily Ratajkowski, Stella Maxwell dhe Naomi Campbell, raporton “Page Six”.
Artistja u shfaq e veshur me një crop top në ngjyrë vjollcë dhe me një fund në të njëjtën ngjyrë, i cili ishte i çarë në njërën anë.
Megjithëse kjo shënon herën e parë që Lipa ecën në shfaqjen e modës, ajo është mësuar me “Versace”, pasi shpesh vesh këtë markë kur del në skenë. Rasti i fundit ishte ai i “Grammy 2021”, ku Dua mbërriti me një fustan të tejdukshëm të zbukuruar me një flutur.
Pas shfaqjes, Lipa u shfaq me një tjetër veshje nga “Versace”. Look-u i saj përfshinte një mini rrjetë metalike pothuajse identike me atë të veshur nga Christina Aguilera në “Grammy 2000”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al