4 Prill, 2022

Dua Lipa shfaqet me ndryshimin drastik në “Grammy Awards”, artistja shkëlqen me veshjen e saj


E mbani mend bujën që u bë në rrjet kur Dua Lipa u bë bionde në 2019? Këngëtarja u kthye te ngjyra kafe e errët në mesin e vitit 2020 dhe që atëherë e kemi parë me ngjyrën e saj natyrale të flokëve. Por artistja me origjinë shqiptare i surprizoi të gjithë mbrëmjen e djeshme në çmimet Grammy 2022, ku u shfaq me flokë biondë super të gjatë.

E veshur me një fustan Versace ngjyrë të zezë, Dua Lipa rrëmbeu gjithë vëmendjen me transformimin mahnitës. E parë për herë të fundit në Instagram brune, me sa duket Dua e kishte mbajtur këtë ‘as nën mëngë’ pë natën madhështore.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Dua ka vendosur që rrënjët t’i mbajë më të errta ndërsa nuanca është gati platin. Këtij ndryshimi kaq të madh këngëtari vendosi mos t’i shtojë ndonjë model ekstravagant duke i mbajtur flokët të drejtë teksa kishte bërë një makeup natyral.

Si çdo vit, edhe këtë herë Dua zgjodhi të vishej nga Donatella Versace që i kishte stiluar asaj një fustan të zi me detaje ngjyrë ari, që daton nga koleksionin “Miss S&M” në 1992. Fustani elegant i zi, ishte i çarë në pjesën e pasme duke nxjerrë në pah siluetën e Duas.

Ajo bashkë me Megan The Stallion u ngjitën në skenë për të dhënë çmimin “Artistja e re më e mirë” që u fitua nga Olivia Rodrigo.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al