22 Mars, 2021

Dua Lipa sulmohet nga fansat në Meksikë, ja momenti kur ndërhyn truproja e këngëtares (Video)


Dua Lipa është sulmuar nga fansat e “tërbuar” në Meksikë, prandaj u desh që truproja e saj të ndërhynte për ta mbrojtur.

dua lipa (1)

Në një video që u publikua në mediat sociale, 25-vjeçarja shihet duke ecur drejt makinës së saj para se të pikasej nga turma, raporton “The Sun”.

Në një moment, një fans niset me vrull drejt saj dhe e shtyn, prandaj ka qenë truproja ai që e ka shpëtuar sa të futej brenda në makinë.

dua lipa (4)

Megjithatë, ky moment është filmuar nga të pranishmit dhe tashmë videoja është bërë virale në rrjet.

Raportohet se Dua nuk është dëmtuar nga ngjarja tronditëse.

dua lipa (7)

Një burim i tha “The Sun”: “Lajmi se ajo ishte në zonë u përhap dhe padyshim që njerëzit ishin të etur për ta parë. Por situata u përkeqësua kur dy fansa u sulën drejt saj. Ata me të vërtetë vrapuan për tek ajo dhe pamja dukej e frikshme.

dua lipa (5)

Dua dukej vërtet në siklet. Fatmirësisht truproja ishte atje për t’i shtyrë njerëzit larg, sepse kush e di se çfarë mund të kishte ndodhur”.

dua lipa (2)

Raportohet se këngëtarja shqiptare me famë botërore është në Meksikë duke xhiruar një fushatë të re për “Yves Saint Laurent”, ndërsa ndau një seri fotografish elegante të shtunën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al