Ylli i muzikës pop, Dua Lipa ka thyer rregullat e qeverisë britanike për kufizimin e lëvizjeve në kuadër të frenimit të Covid-19.
Dua Lipa dhe bashkëpunëtorët e saj dolën mbrëmjen e së mërkurës në sheshin lindor të Londrës për të xhiruar klipin e saj të ri muzikor, raporton “The Sun”.
Këngëtarja dukej se ishte në humor të mirë gjatë xhirimeve të produksionit. Por, pas pak kohësh, banorët e zonës filluan të shqetësoheshin, sepse situate u bë më euforike.
“Dua dhe shoqëruesit e saj po i shijonin në maksimum xhirimet, por për ata që jetonin përreth tyre, xhirimet ishin një makth,”- tha një banor i zonës.
“Dukej sikur njerëzit në xhirime po thyenin rregullat dhe përjashtimi shoqëror ishte plotësisht i përjashtuar,”- shtoi ai.
Gazeta britanike citon një banor duke thënë:
“Njerëzit në zonë po respektojnë ligjin, kështu që të shihje hapur një yll të muzikës pop që po thyente rregullat, për ta nuk ishte e pranueshme. Dikush thirri policinë”.
Fotografitë e publikuara nga gazeta tregonin dhe momentin kur makina e policisë mbërriti në vendin e xhirimeve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al