5 Mars, 2022

Dua Lipa uron të atin për ditëlindje me fjalët e veçanta: Binjaku im…


Dita e sotme është tepër e veçantë për familjen e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Kjo pasi babai i saj dhe artisti i njohur nga Kosova, Dukagjin Lipam feston ditëlindje. Sigurisht nuk ka munguar as një urim publik nga Dua.

Artistja postoi disa fotografi në rrjetet sociale ku shihet përkrah Dukagjinit, ndërsa në mbishkrimi ka uruar të atin për ditëlindje duke e quajtur “binjaku im”.

“Gëzuar ditëlindjen binjaku im”, ka shkruar 26-vjeçarja në urimin e saj në Instagrami, që u pasua me shumë komente nga ana e miqve dhe fansave të shumtë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Kujtojmë që ylli i muzikës ndërkombëtare vazhdimisht ka treguar sesa e lidhur është me familjen, të cilët qëndrojnë prapa çdo suksesi të saj.

Ndërkohë Dukagjini pëlqehet shumë për pamjen e tij dhe ka marrë komente të shumta nga fansat e Duas e jo vetëm që e cilësojnë si një nga baballarët më seksi të këngëtareve më të njohura në botë.

Madje, kjo gjë iu tha drejtpërdrejtë edhe në 2019 gjatë “Brit Awards” dhe videoja asokohe bëri xhiron e rrjetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al