31 Maj, 2021

“Dua një familje të madhe me pesë fëmijë!”- Loredana Zefi zbulon disa fakte për veten që nuk i dinim


Loredana Zefi ka publikuar më në fund bashkëpunimin me ish-partnerin e saj, Mozzik.

mozzik loredana (1h)

Reperët bashkuan forcat për të sjellë këngën e re të titulluar “Rosenkrieg”.

mozzik loredana (3)

Pas lansimit të projektit të ri, 25-vjeçarja ka dhënë një intervistë për revistën gjermane “Grazia”, ku ka zbuluar më shumë detaje të përditshmërisë së saj.

mozzik loredana (2)

Pjesë nga intervista:

Unë nuk dal nga shtëpia pa: celular, para dhe duke e ditur se kur do të kthehem në shtëpi. Kur të keni një familje, kjo është absolutisht e rëndësishme.

mozzik loredana (1)

Kjo kritikë më formoi më shumë: Gratë nuk kanë vend në rep. Nuk është kështu!

Në jetë dua që të arrij të kem një: familje të madhe, mundësisht pesë fëmijë.

loredana mozzik (8)

Ajo që më bën të lumtur është: të kaloj më shumë kohë me familjen dhe të jem në gjendje të bëj pikërisht atë që më pëlqen ta bëj.

Kështu ka ndryshuar stili im që kur jam bërë nënë: Ndonjëherë vishem shumë lirshëm, herë përsëri më ‘cool’, herë si grua. Më pëlqen.

loredana zefi, mozzik (5)

Jeta ime pa muzikë duket: E thjeshtë dhe e lehtë: Bosh!

Gjëja e parë që bëj në mëngjes është: Ngrihem me vajzën time çdo mëngjes. Koha e vajzave!

loredana zefi, mozzik (7)

Kjo më formoi në veçanti: Padyshim lindja e vajzës sime, por edhe vdekja e babait tim. Dhe kënga ime “Sonnenbrille”.

Idhulli më i madh: Vetvetja, natyrisht.

loredana zefi, mozzik (1)

Ky është pasioni im i fshehtë: Takat e larta. Blej shumë, por kurrë nuk i vesh. Jam një fanse e madhe e këpucëve të sheshta.

loredana zefi (6) loredana zefi (5) loredana zefi (2) mozzik loredana loredana zefi (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al